Shoqata e Infermierëve të RMV-së anëtare e Federatës Botërore të Infermierëve

Nga Xh M
412 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 28 mars – Shoqata e Infermierëve të Maqedonisë së Veriut është bërë zyrtarisht anëtar i Federatës Botërore të Infermierëve. Ata thonë se bota po i vlerëson ata por shteti jo. Sipas tyre, trajtimi i dobët sistemik po i detyron infermierët të hiqen dorë nga profesioni i tyre.

“Shoqata sot zyrtarisht kalon në unionin e shoqatave të infermiereve, e cila mbledh të gjitha shoqatat e infermiereve, pesë në numër të cilat i kryeson shoqata “Për ne”. Me nënshkrimin e këtij memorandumi, profesioni i infermiereve do të përforcohet, duke u njohur edhe institucionalisht, aty ku merren vendimet. Aty ku flitet për infermieret , ato do të jenë prezente. Ata që nuk janë pranë pacientëve 24 orë, nuk mund që të marrin vendime për infermieret.”, u shpreh kryetarja e Shoqatës së Infermierëve, Gordana Beshliovska.

“Qëllimi ynë është që të ndihmojmë dhe bindimin qeverinë aktuale se sa infermieret janë të rëndësishme në përbërjen shëndetësore, se i rëndësishimin ëhstë rregullimi në praktikë të punës së tyre, sa e rëndësishme është që infermieret të fitojnë ligj. Të kenë trup rregullator, odën e tyre, arsimimi i tyre të jetë formal, i njohur, i zbatuar në fakultete dhe të paguhet siç duhet.”, u shpreh kryetari i ESNO-s, Adriano Friganoviq.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër