Shqiptari nga Gostivari bën histori në Zagreb: shpallet mjeku më i mirë urolog për vitin 2025

nga D. V.

Shkup, 5 dhjetor – Anëtari i Këshillit te Pakices Kombëtare Shqiptare të Qytetit të Zagrebit dhe njëherësh specialist i urologjisë në KBC “Sestre Milosrdnice”, doc. dr. sc. Shoip Shoipi, është zgjedhur mjeku më i mirë urolog për vitin 2025.
Ky vleresim i rëndësishëm vjen si rezultat i punës së tij të jashtëzakonshme profesionale, perkushtimit të vazhdueshëm ndaj pacientëve dhe kontributit në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Kroaci.
Dr. Shoipi, i lindur në Dobërdoll te Gostivarit, prej vitesh eshtë një nga emrat më të respektuar ne fushën e urologjisë ne Zagreb.
Komuniteti shqiptar dhe kolegët e tij e kanë përgezuar për këtë sukses të madh, duke e cilësuar si një shembull frymezues te profesionalizmit dhe integrimit.
Jemi krenarë per arritjet e tij dhe perfaqesimin dinjitoz te mjekëve shqiptarë në Kroaci!

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More