Shtetasi i Maqedonisë arrestohet në Serbi, u kap duke transportuar cigare elektronike

Nga D. V.
425 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 6 prill, Zhurnal.mk – Policia e Serbisë, sipas urdhrit të Prokurorisë Themelore në Vranjë, kanë arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, pasi në automjetin e tij janë gjetur cigare elektronike “vape”, që i posedonte pa leje, me vlerë prej 1,3 milion dinarëve.

Personi dyshohet për kryerjen e veprës penale të shitjes së paligjshme të mallrave me akcizë, njoftoi Ministria e Brendshme e Serbisë.

“Në Preshevë, zyrtarët e policisë gjetën gjithsej 1.303 cigare elektronike “vape” të markave të ndryshme në bagazhin e automjetit të drejtuar nga i dyshuari H.K. (31), të cilin i kishte transportuar pa lejet dhe autorizimet e nevojshme të lëshuara nga autoritetet kompetente të Serbisë”, thonë nga MPB-ja serbe.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër