Shkup, 31 dhjetor – Shumica e qytetarëve të anketuar nga televizioni ynë, thonë se Vitin e Ri do ta presin me familje, sepse kushtet financiare nuk ua mundësojnë ta presin në ndonjë lokal më luksoz apo jashtë vendit.
“Në shtëpi, nuk ka për më larg, s’di ç’të them, mirë nuk shoh asgjë. Çmimet i rrisin, por rrogat jo.”, – tha një qytetar.
“Vitin e Ri do ta festoj në shtëpi, sepse s’ka para.”, – tha një qytetar tjetër.
“Në shtëpi.”, – u shpreh një qytetar.
“Këtë fundvit do ta pres në shtëpi me familje, sepse viteve të kaluara e kemi pritur edhe në lokale dhe vende të ndryshme.”, – u shpreh një qytetare.
“Në shtëpi. Po ashtu janë kushtet, edhe atmosfera si është po e shihni. Po, gjithë të mirat çfarë të them. Të vazhdojmë si duhet që të jetë për të rinjtë më mirë dhe të ketë një ardhmëri më të mirë.”, – theksoi një qytetar.
“Të bëhet më mirë, të punojnë të rinjtë e mos të rrinë rrugëve.”, – tha një qytetar.
“Në shtëpi, më mirë kaloj me familje, sidomos ditën e fundit, e kemi si traditë ta presim në shtëpi.”, – tha një qytetar tjetër.
“Në shtëpi do ta pres Vitin e Ri me familjen dhe foshnjën time.”, – tha një qytetar tjetër.
Qytetarët shpresojnë që viti 2026 të sjellë më shumë të mira në vendin tonë, si punësime më të mëdha, rritje të standardit jetësor, në mënyrë që të rinjtë mos ta braktisin më vendin dhe të migrojnë në vende të huaja.

