Shkup, 7 nëntor – Janë duke u shfaqur shqetësime të rënda në lidhje me veprimtarinë e Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së dhe ndërhyrja flagrante e saj në FSHI-Shkup. Burimet tona brenda BFI, flasin se nën urdhrat e Shaqir Fetahut, Reisul Ulema aktual i BFI-së, është evidentuar arrogancë e paparë e rradhës dhe shkelja flagrante mbi autonomisë së FSHI-Shkup nga ana e individëve që veprojnë si marioneta kryesore dhe “strategu” i tij Irsal Jakupi, për të cilin thonë “kemi prova materiale të disponueshme për ndërhyrjen e tij në veprimtarinë e FSHI-Shkup”.
Ata nuk precizojnë nëse provat materiale janë foto, mesazhe telefonike, audio apo video incizime.
“Ndërhyrje arbitrare në punën e FSHI-së, nga despoti Shaqir Fetahu, ku figura si prof. Hasan Xhillo, aktualisht u.d. dekan dhe një pensionist i shurdhër e i shterur, i ndihmuar nga ndihmësi i tij administrativ, që nuk dihet se kush e ka ngarkuar me këtë punë, Prof. Qufli Osmani, një profesor i psikologjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës, përkundër statusit të tij akademik, i cili nuk po kontribuon në vendin e punës së tij, por është shndërruar, arsyet që i din ai vetë, në një marionetë të Shaqir Fetahut, duke mbështetur vendimet që ndërlidhen me politikën e BFI. Me gjasë që, njëjtë siç ndihmoi fuqishëm të shuaj veprimtarinë katër dekadëshe të SHMI “Isa Beu” – Shkup don të kontribuoje për të dëmtuat edhe FSHI-Shkup”, shtojnë burimet tona në BFI.
Sipas tyre, jë shqetësim i veçantë është se prof. Hasan Xhillo, si u.d. dekan, nuk zotëron gjuhën shqipe, kur dihet se 99.99% e punonjësve janë shqiptarë, situatë kjo shqetësuese, veçanërisht kur dokumentet i lëshon në gjuhën maqedonase, ngase shqipen nuk e zotron.
“Për më tepër, vendimet marren nga këta individë e jepen në emër të organit kolektiv, Këshillit Mësimor Shkencor, siç është rasti i fundit me vendim për shpalljen e një konkursi për Sekretar të FSHI-së. Kjo e bën situatën edhe më alarmante, pasi tregon qartë ndërhyrjen direkte në fakultet me çka pengon drejtësinë në proceset administrative. Prof. Qufli Osmani, duhet të jetë i kujdesshëm se punët juridike edhe pse mund t’i pretendon vetes se i njeh, por dokumentin e përkatitur nga ana e tij dëshmon se ka injorancë të theksuar për çështjet juridiko adminsitrative, sidomos kjo vërehet në vendimin e fundit të cilin ia drejton qeverisë. (Dokumeti mund lehtësisht të sigurohet në arkivin e fakuktetit).
Në këtë lojë, urdhrat e Shaqir Fetahut po zbatohen gjithashtu nga prof. Jusuf Mustafai, i cili kohët e fundit është parë në një incizim që tregon qartë se ai është nën mbrojtjen e Shaqir Fetahut, për korrupsionin dhe krimin e organizuar që ka bërë. Ky incizim është një dëshmi e qartë se patjetër duhet të jetë i përfshirë në zbatimin e urdhërave që bien ndesh me aktet dhe normat ligjore.
Ne si redaksi kemi dëgjuar për këto ngjarje, dhe jemi në procesin e sigurimit të incizimeve, që për lexuesit tanë do të ndihmojë në pasqyrimin e këtyre shkeljeve. Për më tepër, është për t’u çuditur se ku janë organet përgjegjëse shtetërore që nuk veprojnë për të verifikuar këto dyshime dhe shqetësime, të cilat i kemi ngritur prej kohësh. Njëkohësisht, është e nevojshme që populli të jetë i vetëdijshëm se kush po udhëheq organizimin e jetës fetare në RMV, dhe të kërkojë llogaridhënie nga ata që po manipulojnë me fatin e besimtarëve”, shtojnë burimet tona.
Insistojnë se është koha për të ngritur zërin dhe për të kërkuar një transparencë të plotë dhe një drejtësi në menaxhimin e BFI-së.
“Të gjitha këto shkelje dhe keqadministrim duhet të trajtohen me seriozitetin e merituar, dhe individët përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Vetëm kështu ne mund të sigurojmë një të ardhme më të ndritshme dhe më të drejtë për komunitetin tonë”, shprehen profesorë në FSHI.