Siljanovska-Davkova në Forumin e Paqes në Paris

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 10 nëntor, Zhurnal.mk – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova po qëndron për vizitë pune në Francë, me rastin e pjesëmarrjes në edicionin e nëntë të Forumit të Paqes në Paris. Ajo sot do të marrë pjesë në hapjen e forumit, i cili këtë vit mbahet nën moton “Bashkimi i forcave për atë që është më e rëndësishme”.

Siljanovska-Davkova do të mbajë fjalim në panelin e diskutimit “Mbrojtja e vijës: Sovraniteti në epokën e kërcënimeve hibride”, ndërsa do të marrë pjesë edhe në darkën solemne që do të organizojë presidenti i Republikës Franceze, Emmanuel Macron, për nder të krerëve të shteteve dhe qeverive pjesëmarrëse në Forumin e Paqes në Paris.
I themeluar në vitin 2018, Forumi i Paqes në Paris është një platformë ndërkombëtare për avancimin e qeverisjes globale, paqes dhe bashkëpunimit shumëpalësh.

artikuj të ndërlidhura