Shkup, 10 nëntor, Zhurnal.mk – Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova i ka shprehur ngushëllimet e saj presidentes së Bullgarisë, Ilijana Jotova, pas aksidentit tragjik në autostradën “Trakia”, ku sipas informacioneve të fundit humbën jetën 11 persona, ndërsa 48 të tjerë mbetën të lënduar.
Lidhur me mesazhin e ngushëllimit, presidentja ka njoftuar përmes rrjetit social “X”.
“Më tronditi thellë lajmi për përplasjen tragjike zinxhir pranë Zimnicës, në autostradën bullgare ‘Trakia’, ku jetën e humbën më shumë se dhjetë persona, ndërsa të paktën 48 të tjerë u lënduan”, shkroi Siljanovska-Davkova.
Ajo u shprehu ngushëllime presidentes Jotova, familjeve të viktimave dhe qytetarëve të Bullgarisë.
“Mendimet e mia janë me të gjithë ata që u prekën nga kjo tragjedi. Të lënduarve u dëshiroj forcë dhe shërim të plotë e të shpejtë”, theksoi presidentja.
Për shkak të aksidentit të rëndë në autostradën “Trakia”, pranë nyjës rrugore “Zimnica”, ku në kushte mjegulle të dendur u përfshinë gjithsej 86 automjete, Këshilli i Ministrave i Bullgarisë e ka shpallur ditën e nesërme (11 nëntor) ditë zie.

