Sindikalistët e KEK-ut anulojnë protestën e sotme: Do të kontribuojmë në Task-Forcë

Nga D V
525 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 gusht, Zhurnal.mk – Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës e ka anuluar protestën e paraparë për sot.

Kjo sindikatë, ka protestuar gjatë së martës, derisa vazhdimin e ketij veprimi sindikal e kishin paralajmëruar edhe për ditët në vazhdim.

Mirëpo, në një njoftim për media, kjo sindikatë ka bërë të ditur se kontributin e saj do ta vazhdojë në kuadër të Task-Forcës, që do të krijohet lidhur me situatën në KEK, pas vdekjes së disa punëtorëve.

Një vendim të tillë, sipas sindikatës, e kanë marrë me vlerësimin se në këtë moment kërkohet përgjegjësi dhe maturi.

“Pas takimeve të djeshme me Menaxhmentin dhe Bordin e KEK-ut, Sindikata e Re ka marrë vendim që të kontribuojë në Task-Forcë, për të mirën e punëtorëve dhe KEK-ut. Ky angazhim është një dëshmi se Sindikata e Re është e gatshme të marrë përgjegjësi, të bashkëpunojë dhe të kontribuojë për të mirën e përgjithshme të punëtorëve. Mesazhi që dhamë sot në protestën në Prishtinë ishte i qartë. Besojmë se serioziteti dhe sinqeriteti i Sindikatës së Re në mbrojtje të punëtorëve është kuptuar nga të gjithë. Kryesia ka vendosur që në javët që vijnë të mbajë takime me kryesitë e tri divizioneve.”, thuhet në njoftim.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër