Tetovë, 18 tetor Zhurnal.mk – Në Bërvenicë, Arkin Jahiji pritet të fitojë përballë kandidatit të VLEN-it, Jakup Huseinit, duke siguruar kështu kalimin në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Bazuar në këtë trend, Jahiji në raundin e dytë pritet të përballet me kandidatin e VMRO-DPMNE-së, ndërsa gara për drejtimin e Komunës së Bërvenicës do të vendoset në balotazh.
Megjithatë, rezultati përfundimtar do të konfirmohet pas përfundimit të numërimit dhe shpalljes zyrtare të rezultateve.
