Skandal në Kumanovë/ 12-vjeçari i keqtrajtuar në shkollë, nxitet të kërcejë nga dritarja e klasës

Nga Xh M
664 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Një dymbëdhjetëvjeçar nga Kumanova është ofenduar, përqeshur dhe nxitur të kërcejë nga dritarja e klasës nga një bashkënxënës i tij.

– Më datë 03.03.2026, në ora 12:45, në SPB Kumanovë, një grua 35-vjeçare nga rrethina e Kumanovës ka denoncuar se për një periudhë të gjatë kohore, në shkollën fillore në Kumanovë ku mësonte djali i saj 12-vjeçar, ai ishte keqtrajtuar nga një bashkënxënës, informojnë nga Sektori për Punë të Brendshme.

​Sipas denoncimit, bashkënxënësi shpesh e kishte ofenduar dhe përqeshur djalin e saj, ndërsa në një rast e kishte nxitur të kërcente nga dritarja e klasës.

​– Gjithashtu, gruaja 35-vjeçare ka denoncuar se djali i saj e kishte informuar pedagogun e shkollës, por nuk ishte ndërmarrë asgjë, dhe as ajo nuk ishte informuar, shtojnë nga policia.

​Mbi të miturin janë kryer kontrolle mjekësore në spitalin e Kumanovës dhe në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza”, pas secilave ai është hospitalizuar në Klinikën e Psikiatrisë.

​Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër