Sot mbahet seanca gjyqësore ndaj reperit Buta

nga D. V.

Reperi, Betim Januzi, i njohur me emrin artistik Buta, do të paraqitet sot në seancën e tij të parë gjyqësore, pas ngritjes së aktakuzës për shitblerje të substancave narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Seanca është caktuar të mbahet në Gjykatën Themelore në Ferizaj në orën 11:00.

Buta u arrestua më 11 shtator 2025 në Ferizaj, gjatë një aksioni policor.

Pas ndalimit, Prokuroria Themelore në Ferizaj i kërkoi Gjykatës caktimin e masës së paraburgimit, e cila u miratua më 12 shtator dhe do të zgjasë deri më 10 tetor 2025.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More