Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi sot se hetimet më të ndërlikuara mund të tejkalojnë afatin standard prej 6 muajsh, duke zgjatur deri në 2 vite.
Sipas SPAK, për trajtimin e këtyre rasteve angazhohet një prokuror i posaçëm dhe dy hetues, duke garantuar në këtë mënyrë një trajtim më të specializuar dhe të thelluar të rasteve.
“Çështjet komplekse zgjaten përtej afatit prej 6 muajsh deri në 2 vjet. Për t’i përfunduar këto çështje angazhohet një prokuror i posaçëm dhe dy hetues”, nënvizon SPAK.

