Spiropali takim me nënsekretaren e Shtetit për Çështjet Politike: Shqipëria trajtohet si aleate e besueshme

Nga B.M
560 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka zhvilluar një takim, të cilin e cilësoi përmbajtësor, me nënsekretaren e Shtetit  për Çështjet Politike, Allison Hooker, përgjegjëse për marrëdhëniet politike të SHBA-ve me aleatët në mbarë botën gjatë vizitës së saj në Uashington.

Spiropali informoi se në takim u fol për çështjet që prekin drejtpërdrejt interesat e Shqipërisë: sigurinë në kuadër të NATO-s, stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, si dhe hapat konkretë për thellimin e partneritetit ekonomik e strategjik mes dy vendeve, si garanci që zëri i Shqipërisë dëgjohet aty ku merren vendimet.

“Shqipëria sot trajtohet si një aleate e besueshme, që qëndron krah partnerëve të saj dhe kontribuon realisht për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit”, deklaroi Spiropali në postimin në rrjetet sociale ku publikoi edhe momente nga takimi.

“Partneriteti ynë me SHBA-të nuk është çështje protokolli apo fotografie. Është një marrëdhënie e ndërtuar mbi interesa, vlera dhe përgjegjësi të përbashkëta”, përfundoi kryediplomatja shqiptare.

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali  zhvilloi javën e kaluar vizitë në në Uashington ku pati disa takime në Kongresin Amerikan, që patën në fokus thellimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe SHBA-së në disa dimensione.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër