Stërvitjet e Serbisë pranë kufirit me Kosovën, reagon ​Kamberi

Nga Xh M
301 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar pas stërvitjeve ushtarake të Serbisë në territorin e Komunës së Bujanocit në afërsi të kufirit me Kosovën.

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook shkruan se aktivitetet e tilla, veçanërisht kur zhvillohen pranë zonave të banuara dhe përfshijnë kapacitete ajrore, ndikojnë në perceptimet e sigurisë së komuniteteve lokale, në veçanti të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Në kontekstin e sigurisë rajonale, këto zhvillime mund të interpretohen si faktorë që ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe në uljen e besimit ndërmjet aktorëve locale”.

“Duke marrë parasysh rëndësinë e stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, mbetet thelbësore që të veprohet me përmbajtje dhe në përputhje me parimet e sigurisë bashkëpunuese. Në këtë drejtim, roli i bashkësisë ndërkombëtare është kyç për të inkurajuar dialogun konstruktiv, transparencën dhe shmangien e veprimeve që mund të perceptohen si provokuese”, shkruan më tej Kamberi.

Sipas tij, ruajtja e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm të sigurisë kërkon angazhim të vazhdueshëm për respektim të normave ndërkombëtare dhe forcim të mekanizmave për parandalimin e krizave si dhe shtuarja e forcave të KFOR-it është e rëndësisë primare.

“Duke pasur parasysh provokimet e vazhdueshme të regjimit të Vuçiqit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë, NATO duhet të mendojë për rishikimin e vendimit për Zonën Toksore të Sigurisë”, deklaroi ai.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër