484
Shkup, 26 mars – Këshilltari në kabinetin e kryeministrit për komunikim dhe marrëdhënie me publikun, i ngarkuar për koordinimin e zëdhënësve, Naum Stoilkovski, në emisionin „Click Plus“ në TV21 deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
“Ekzistojnë vetëm në kokat e Venko Filipçes, Jon Frçkovskit dhe të atyre personave që u kanë mbetur në LSDM. Zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk do të ketë”, tha Stoilkovski.
