Stojanoski: Pajisjet shkollore më të lira për 10% me shumicë dhe 15% me pakicë, do të vlejnë çmime të shënuara qartë

Nga D V
619 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 27 gusht, Zhurnal.mk – Qeveria ka marrë vendim për uljen e çmimeve të pajisjeve shkollore për 10% në tregtinë me shumicë dhe 15% në tregtinë me pakicë në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, njoftoi sot në konferencë për shtyp deputeti i VMRO‑DPMNE, Bojan Stojanoski.

Sipas Stojanoskit, masa mundëson mbrojtjen e buxhetit familjar dhe mbulon një pjesë të madhe të materialeve të nevojshme për nxënësit.

“Përveç uljes së çmimeve të pajisjeve shkollore, veçanërisht e rëndësishme është që me vendimin e ri qeveritar sigurohet edhe transparencë në lidhje me çmimet. Tregtarët janë të detyruar, përveç çmimit të ri të ulur, qartë ta paraqesin edhe çmimin e vjetër të produktit, ku si bazë do të merret çmimi që ka qenë në fuqi më 1 qershor 2026”, theksoi ai.

Vendimi parashikon që me çmime të ulura të shiten çanta, fletore, lapsa, stilolapsa, ngjyra, flomasterë, vizore dhe pajisje të tjera të nevojshme, ndërsa i njëjti do të vlejë deri më 30 shtator 2026.

“Kjo do të thotë se qytetarët do të mund të shohin qartë dhe në mënyrë transparente sa ka qenë çmimi më parë dhe sa është ulja, në mënyrë që të sigurohet më shumë siguri për konsumatorët dhe të parandalohet mundësia për manipulime me çmimet”, porositi deputeti Stojanoski.

Në fund të konferencës për shtyp u theksua se Qeveria e udhëhequr nga VMRO‑DPMNE do të vazhdojë të sjellë masa për mbështetje konkrete të qytetarëve dhe buxheteve familjare.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër