Sulejmani i VLEN-it: Kandidati jonë nuk e kaloi raundin e parë të zgjedhjeve në Bërvenicë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 18 tetor Zhurnal.mk – Zëdhënësi i partisë VLEN dhe zv/ministër i Arsimit, Driton Sulejmani ka përgëzuar procesin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve në Bërvenicë, ndërsa ka uruar kundërkandidatin, Arkin Jahiji nga Fronti Evropian për kalimin në raundin e dytë.

Ai tha se kandidati i tyre nuk ka arritur të merr votat e nevojshme për të kaluar në raundin e dytë.

Sulejmani deklaroi se kandidati i tyre ka paraqitur një program me zgjidhje për problemet e Bërvenicës, por se verdikti i popullit ka qenë ndryshe.

“Pa dyshim që edhe përskaj të këtij rezultati zgjedhor VLEN do të vazhdojë t’i mbështesë vendbanimet me shumicë shqiptare dhe nga kjo nuk përjashtohet as komuna e Bërvenicës”, deklaroi Sulejmani.

Sa i përket vendimit se cili kandidat do të përkrahin në raundin e dytë, Sulejmani tha se këto ditë do të mblidhet kryesia e partisë për të vendosur.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër