Sulmoi fizikisht bashkëshorten, pas denoncimit të saj burri dorëzohet vetë në polici

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Shkup, 20 tetor, Zhurnal.mk – Më 19.10.2026 në orën 23:20 në SPB Tetovë, një grua 42-vjeçare nga Tetova ka denoncuar se rreth orës 20:00 në shtëpinë familjare, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj K.M. (37) nga Tetova. Më vonë, më 20.10.2026 në orën 01:30, K.M. është paraqitur vetë në SPB Tetovë, me ç’rast është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të vijojë parashtresa përkatëse.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër