Takim i ministrit Hoxha me përfaqësues të BERZH-it: Thellimi i partneritetit për infrastrukturë moderne dhe investime të gjelbra

Nga Xh M
1,011 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 11 mars – Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi takim pune me një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të udhëhequr nga Elena Gordeeva, drejtoreshë dhe shefe e Sektorit të Infrastrukturës për Evropën me seli në Londër, dhe Fatih Turkmenoglu, drejtues i BERZH-it për Maqedoninë e Veriut.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin aktual ndërmjet Ministrisë dhe BERZH-it, si dhe për mundësitë për avancimin e mëtejshëm të tij.

Përfaqësuesja e BERZH-it shprehu gatishmëri për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit, me fokus në modernizimin e infrastrukturës, tranzicionin e gjelbër dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësor.

Ministri Hoxha theksoi rëndësinë e partneritetit me BERZH-in në realizimin e projekteve kyçe mjedisore në Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar se mbështetja nga institucionet financiare ndërkombëtare është jashtëzakonisht e rëndësishme për përshpejtimin e reformave dhe për zbatimin e zgjidhjeve bashkëkohore për sfidat mjedisore.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër