Takim koordinues në Qeveri/ Përcaktohen prioritetet dhe afatet për reformat kyçe

nga Xh M

Shkup, 21 dhjetor – Përcaktimi i qartë i përgjegjësive dhe forcimi i koordinimit ndërinstitucional janë thelbësore për suksesin e reformave. Ky është përfundimi i takimit javor të mbajtur sot nga kryeministri Hristijan Mickoski.

Fokusi i diskutimeve ka qenë dinamika e zhvillimit të proceseve dhe respektimi i afateve të përcaktuara. Kryeministri informoi për rrjedhën e takimit përmes rrjeteve sociale:

“Sot mbajtëm takimin javor me temë agjendën reformuese. Gjatë takimit u shqyrtuan prioritetet aktuale dhe afatet për zbatimin e reformave kyçe, duke u theksuar nevoja për koordinim ndërinstitucional dhe shpërndarje të qartë të përgjegjësive. Për zbatimin e suksesshëm të agjendës reformuese, është thelbësore që ta kryejmë detyrën tonë të brendshme”, shkroi Mickoski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More