Takimet speciale me modelen, avokati i Laert Haxhiut: Ziza Pajaziti është bashkëjetuesja e tij! Avokatët e kosovares: I është rënduar gjendja emocionale

Nga Xh M
586 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 29 maj Zhurnal.mk – Takimet speciale në burgje janë kthyer në qendër të vëmendjes në vendin tonë, pasi aludohet se vajza të njohura të showbiz-it kanë takuar të burgosur në disa institucione të vuajtjes së dënimit. Një ndër raportet më të përfolura ka qenë ai mes të dënuarit me burgim të përjetshëm, Laert Haxhiu, dhe modeles kosovare Ziza Pajaziti.

Avokati mbrojtës i Haxhiut, gjatë një prononcimi për Top Channel, u shpreh se Ziza Pajaziti nuk është personi që është etiketuar nga portale të ndryshme si “eskortë”, duke cenuar figurën e saj, por partnerja bashkëjetuese e Laert Haxhiut.

Gjithashtu, raportohet se dokumentet e përfshira në dosjen hetimore duket se e përforcojnë këtë pretendim, ku Pajaziti ka paraqitur një deklaratë noteriale pranë institucioneve përkatëse, në të cilën pohon se ka bashkëjetuar me Laert Haxhiun gjatë periudhës kur ai ndodhej jashtë burgut.

Ndërkohë, sipas burimeve të mbrojtjes ligjore, gjendja psikologjike e modeles është përkeqësuar ndjeshëm pas publikimeve denigruese dhe komenteve fyese në rrjetet sociale. Sipas avokatëve, ajo ndodhet nën presion të vazhdueshëm emocional, ndërkohë që ndaj saj nuk ekziston asnjë vendim penal apo akuzë e provuar nga drejtësia shqiptare.

Ky rast ka ngritur shqetësime mbi etikën mediatike dhe mënyrën sesi figurat publike paragjykohen përpara se drejtësia të japë një vendim përfundimtar.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër