Të dielën do të nisë zbatimi i “Safe City”! Edhe kërçovarët kërkojnë siguri në komunikacion

nga Xh M

Shkup, 29 janar – Kamerat e sistemit Safe City u vendosën vetëm në tre qytete, Shkup, Tetovë dhe Kumanovë. Çfarë thonë qytetarët e qyteteve tjera!? Disa qytetarë të Kërçovës që anketuam, thonë se edhe në qytetin e tyre duhet të instalohen për çështje sigurie në komunikacion.

“Po duhet të ketë, për siguri më të lartë duhet të ketë kamera”, tha një qytetar.

“Safe City-n e mbështes dhe të ketë edhe dënime më rigoroze sepse çmenduri të tilla nuk ka në planet. Vozitje në semafor të kuq, mosrespektimi i këmbësorëve dhe të tjera”, u shpreh një qytetar tjetër.

“Po duhet të ketë gjithkund, sigurisht gjithkund, po vozitet keq sidomos në vendet e vogla”, potencoi qytetari.

“Edhe unë mendoj të njëjtën”, u shpreh një tjetër qytetar.

Izet Mexhiti nga VLEN tha se vendosja e kamerave vetëm në tre qytete nuk është diskriminuese, por në këto qytet numri i aksidenteve është më I lartë. Ai premtoi zbatimin e këtij sistemi në gjithë shtetin.

“Nuk mund të thuhet se ka konkurrencë etnike sepse nëse e marrim vetëm Shkupin dhe Kumanovën është gjysma e Maqedonisë, Shkupi ka 600-700 mijë banorë, Kumanova është qyteti i vetëm që ka mbi 100 mijë banorë edhe në Tetovë frekuenca është më e madhe aksidentet kanë qenë më të mëdhaja dhe prandaj fillohet këtu por ideja është që kjo të shtrihet në tërë teritorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Izet Mexhiti – kryetar i Komunës së Çairit.

Zbatimi i gjobave nga Safe City fillon me 1 shkurt, ditën e diel dhe fillimisht do të sanksionohen vetëm katër kundërvajtje: parkim i parregullt, tejkalim i shpejtësisë, kalim në të kuqe dhe drejtim i automjetit me regjistrim të skaduar.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More