Të dielën kthehen akrepat një orë prapa, qytetarët: Ndryshimi i orës ndikon në përditshmërinë tonë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Shkup, 22 tetor Zhurnal.mk – Të dielën e fundit të tetorit, në datën 25, ora do të kthehet pas për 60 minuta, gjegjësisht, në ora 3 të mëngjesit, akrepat do të kthehen në ora 2.

”Të dielën ndërrohen akrepat e orës. Por, si përshtaten qytetarët në këtë ndryshim të orës dhe a ndikon ky ndryshim në përditshmërinë e tyre”.

Për disa prej qytetarëve ndryshimi i orës ndikon për mirë dhe është i mirëpritur. Kurse për disa të tjerë, ky ndryshim shkakton probleme në organizimin e ditës dhe aktiviteteve të tyre.

“Ndryshimi i orës krijon çrregullime mendore tek njerëzit mendoj, ka shumë shtete që e praktikojnë por ka që edhe më shumë që nuk e praktikojnë, interesi I shtetit është ekonomia që te zgjohemi më herët dhe të punojmë më shumë”, tha një qytetar.

“Po shikoni tani, përderisa shtetet Evropiane e ndryshojnë, përse ne të jemi ndryshe nga ata, në fillim patjetër që po më së paku 1 javë pengon edhe kur e ndërrojnë prapa por edhe mbrapa patjetër që pengon”, tha një qytetar tjetër.

“Nuk duhet, më mirë ora kur ishte përpara se sa tash”, theksoi qytetari.

Çdo vit, në të dielën e fundit të tetorit dhe të dielën e fundit të prillit ndryshojnë ndryshon ora dhe fillon llogaritja e kohës verore ose dimërorë. Në disa vende të Bashkimit Evropian para ca vitesh ishte hedh ideja e mos ndryshimit të orës për shkak se korporatat ekonomike kishin vlerësuar se ora verore është më efikase për ekonomitë. Në SHBA nuk ekziston ndryshimi i akrepave të orës, ndërsa në disa vende të Azisë është rregulluar sipas vendimeve veçmas të shteteve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër