“Të kisha kënaq grushta, oj rrence”, Xhuli Nura i përgjigjet komentueses në Instagram

Nga D V
A+ A-
Rivendos

Xhuli Nura vazhdon të jetë një nga personazhet më të komentuara të shtypit rozë, duke ndarë me ndjekësit detaje nga jeta e saj personale, përfshirë edhe rrugëtimin drejt mëmësisë.

Ish-banorja e BBVK-së së fundmi u bë nënë e binjakëve, ndërsa gjatë kësaj periudhe ka ndarë me publikun edhe sfidat me të cilat po përballet si nënë e re, përfshirë përvojën pas lindjes, të njohur si periudha postpartum.

Së fundmi, Xhuli vendosi t’u përgjigjej mesazheve që kishte marrë nga ndjekësit në DM. Krahas komenteve pozitive, ajo u përball edhe me kritika dhe komente fyese.

 roar-assets-auto.rbl.ms

“Kuku o allah po të kisha kënaq grushta, oj rrence o tullusumi i shqiptarisë”, ishte njëri nga komentet që mori ajo.

Përballë këtij reagimi, Xhuli nuk qëndroi indiferente dhe vendosi t’i përgjigjej komentuesit, duke folur për identitetin e saj, lidhjen me traditat shqiptare dhe krenarinë për prejardhjen e saj.

“Ju e dini sa krenare edhe pse jam lind e rrit ne diasporë e flas gjuhën shqipe i mbaj traditat shqiptare jam shumë shqiptare edhe pse normal jam finlandeze i di 4-5 gjuhe, kam jetu gjashtë shtete ndryshme, dy vjet jetës tem i kom jetu ne Kosovë, po mendoj ma shumë në Kosove se tjera shtete, jam shume krenare per atë që jam, kur ka kësi komente si kjo njeri i paaftë që komenton negativisht.., që mua më vjen shumë keq se eshte ne pozitë shume te keqe te jetës së vetë spirituale dhe mentale dhe komenton prej mllefit të keq për njerezit që janë të arritur kështu që mua me vjen shumë keq shpresoj që e gjen një rrugë-zgjidhje me naj psikolog ose najkush për me e hjek mllefin që e ki e ishalla Zoti ta ban jeten qysh ki qef ti pa e mllefosë dikënd tjetër pa ia jap energji te keqe”,

Xhuli ajo vazhdon të ndajë me ndjekësit momente nga jeta e saj e re si nënë, duke i bërë ata pjesë të këtij rrugëtimi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër