Të shtëna në magjistralen Prishtinë-Ferizaj: Dy të plagosur me armë zjarri, një tjetër me mjet të mprehtë

Nga Xh M
5 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 26 shtator Zhurnal.mk – Dy persona janë plagosur me armë zjarri, ndërsa një tjetër është lënduar me mjet të mprehtë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Enis Pllana, ka njoftuar se rreth orës 05:00 Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas të dhënave fillestare, dy persona dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një person tjetër dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë.

Të tre të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po ndërmarrin veprimet e mëtejme hetimore për zbardhjen e rastit.

“Sot, rreth orës 05:00, Policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në magjistralen Prishtinë–Ferizaj. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë lënduar tre persona, dy prej të cilëve dyshohet se janë plagosur nga arma e zjarrit, ndërsa një person dyshohet se është lënduar nga një mjet i mprehtë. Të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.Njësitet relevante policore, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke ndërmarrë veprimet e mëtejme hetimore”, ka thënë Pllana për Nacionale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër