Të paktën tre persona, përfshirë dy oficerë, u plagosën në të shtënat me armë në një kompleks apartamentesh në Bronx , New York. Mësohet se autori i të shtënave po fshihej brenda ndërtesës kur u arrestua.
Policia tha se asnjë nga tre personat nuk ishte në gjendje të rëndë. Autoritetet këshilluan publikun të shmangte zonën.
Departamenti i Policisë së Nju Jorkut konfirmoi se të paktën dy nga plagosurit ishin oficerë të Departamentit të Sigurisë Publike të Qytetit Co-op, një forcë private sigurie për kompleksin. Nuk është e qartë nëse i plagosuri i tretë ishte gjithashtu oficer.

