Temperaturat arrijnë sot deri në 36°C

Nga D. V.
441 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Prishtinë, 3 gust, Zhurnal.mk – Gjatë ditës së hënë, moti pritet të jetë me diell dhe i nxehtë.

Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet nga 31°C deri në 36°C.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.

“Rajoni ynë do të vazhdojë të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore me origjinë nga Afrika Veriore, duke sjellë temperatura paksa më të larta, të cilat janë normale për këtë periudhë të verës”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër