Vijon prej dy orësh përballja në distancë mes protestuesve dhe policisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pranë Kryeministrisë. Protestuesit janë vendosur përgjatë bulevardit, ndërsa një pjesë e tyre ndodhet pranë Piramidës dhe godinës së qeverisë.
Policia po hedh vazhdimisht gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit qëllojnë në drejtim të efektivëve me sende të forta dhe pllaka.
Protestuesit janë futur në lulishten pranë Piramidës, nga ku po sulmojnë me gurë efektivët e policisë.
