Teuta Rugova bëhet nënë për herë të parë

Nga D. V.
624 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Teuta Rugova, vajza e ish-presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, është bërë nënë për herë të parë.

Lajmi u bë i ditur nga Blerta Rugova, e cila përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale uroi Ukë Rugovën për titullin e ri të dajës.

“Urime titulli dajë”, shkroi ajo krahas një videoje që zbulonte momentin e gëzueshëm për familjen Rugova.

Ky është një kapitull i ri në jetën e Teutës, e cila verën e kaluar kurorëzoi dashurinë me bashkëshortin e saj, Agron Gjeloshi, djalin e aktivistit të njohur Nik Gjeloshi.

Çifti u martua në një ceremoni familjare të mbajtur në “Rezidencën Rugova” në Prishtinë.

E më pas u organizua edhe një dasmë në një nga restorantet në kryeqytet me elemente tradicionale.

Ardhja në jetë e foshnjës sjell një gëzim të veçantë për familjen Rugova, e cila ka pranuar urime të shumta nga miq, familjarë dhe qytetarë. 

 Foto: Norik Uka

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër