Tiranë, 10 shtator, Zhurnal.mk – Tirana International Airport është përzgjedhur mes finalistëve për çmimin “Aeroporti i vitit 2026”, vlerësim që pasqyron zhvillimin e aeroportit dhe investimet në infrastrukturë e shërbime.
Sipas TIA-s, përzgjedhja në fazën finale lidhet me disa prej treguesve kryesorë të funksionimit dhe zhvillimit të aeroportit, përfshirë efikasitetin operacional, përvojën e pasagjerëve, inovacionin dhe qëndrueshmërinë.
Këto fusha konsiderohen ndër elementët që kanë ndikuar në pozicionimin e aeroportit shqiptar në mesin e finalistëve të edicionit të vitit 2026.
Për TIA-n, përfshirja në këtë garë përbën një tjetër vlerësim në arenën ndërkombëtare dhe lidhet me procesin e vazhdueshëm të investimeve dhe modernizimit të aeroportit.
