TikTok-u gjobitet me 12,7 milionë paund për shkelje të rregullave të sigurisë së fëmijëve

Nga D V
19 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Rrjeti social TikTok do të paguajë një gjobë prej 12,7 milionë paundësh në Britani të Madhe, për shkelje të rregullave të sigurisë së fëmijëve.

Gjoba u vendos në vitin 2023 nga Zyra e Komisionerit për Informacionin (ICO), autoriteti britanik që mbikëqyr mbrojtjen e të dhënave personale.

Sipas ICO-së, TikTok-u nuk kishte bërë mjaftueshëm për të parandaluar përdorimin e platformës nga fëmijë nën moshën 13 vjeç dhe për të garantuar përdorimin e duhur të të dhënave të tyre.

Autoriteti vlerësoi se në vitin 2020 deri në 1,75 milionë fëmijë nën 13 vjeç në Britani të Madhe, mund të kishin përdorur TikTok-un, edhe pse rregullat e platformës nuk lejonin krijimin e llogarive nga kjo grupmoshë.

TikTok-u e kishte kundërshtuar fillimisht gjobën, por tani e ka tërhequr ankesën, ndaj duhet ta paguajë.

TikTok-u gjithashtu, ka hequr dorë nga ankesa për mënyrën se si përdor të dhënat personale të të rinjve 13–17 vjeç për t’u sugjeruar video në platformë.

TikTok-u tha se nuk është dakord me vendimin, por theksoi se ai lidhet me periudhën 2018–2020 dhe se që atëherë ka marrë masa të reja për sigurinë e fëmijëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër