Toshkovski për barnat e sekuestruara: Një pjesë ishin të destinuara për tregun vendas, një pjesë për shtet fqinj

Nga D V
9 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Shkup, 23 shtator, Zhurnal.mk – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot deklaroi se një pjesë e barnave që ishin futur ilegalisht në vend ishin të destinuara për tregun maqedonas, ndërsa një pjesë, sipas informacioneve fillestare, për tregun në territorin e fqinjëve tanë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të gazetarëve, ai tha se aksioni ka rezultuar nga procedurat operative të ndërmarra më herët dhe nga prova të siguruara nga telefonat mobil të sekuestruar.

Provat e siguruara shtesë kanë çuar në ndërmarrjen e aktiviteteve për zbulimin e grupit kriminal. Ai theksoi se procedura po zhvillohet në koordinim me Prokurorinë Publike.

MPB dje njoftoi se në aksionin për shuarjen e një grupi kriminal të përfshirë në kontrabandë mallrash dhe vepra penale korruptive janë paraqitur kallëzime penale kundër tetë personave, ndërsa gjashtë persona janë privuar nga liria.

Gjatë kontrolleve në disa lokacione në Shkup, Tetovë dhe Gjevgjeli janë gjetur dhe sekuestruar mbi 100.000 euro, 16 pllaka me ngjyrë ari, cigare dhe duhan pa banderola akcize, sasi e madhe barnash dhe suplementesh, telefona mobil dhe sende të tjera.

Sipas MPB‑së, grupi ka vepruar në periudhën nga viti 2024 deri në vitin 2026, ndërsa i pari i kallëzuar ka organizuar futjen ilegale dhe magazinimin e cigareve dhe duhanit dhe shitjen e tyre të mëtejshme. Policia thekson se përmes dhënies së ryshfetit një punonjësi doganor është mundësuar kalimi i mallrave përtej vijës doganore pa deklarim dhe pa pagesë taksash, si dhe futja ilegale e barnave dhe suplementëve të destinuar për shitje.

Tetë personat janë kallëzuar për disa vepra penale, ndër të cilat kontrabandë, fshehje mallrash që janë objekt kontrabande, shmangie nga pagesa e akcizës, marrje dhe dhënie ryshfeti, prodhim dhe hedhje në treg të mjeteve të dëmshme për mjekim dhe pastrim parash.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër