Toshkovski përfundon në spital, i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale

nga Xh M

Shkup, 17 nëntor – Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski ka njoftuar se sot i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ministri thotë se operacioni ka kaluar me sukses dhe se vijon periudha e rikuperimit.

“Të nderuar qytetarë, sot në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup iu nënshtrova një ndërhyrjeje kirurgjikale të suksesshme dhe ndjehem i qëndrueshëm. Aktualisht jam nën mbikëqyrjen e mjekëve, pas çka do të vijojë një periudhë e shkurtër rikuperimi. Ju siguroj se Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të funksionojë pa ndërprerje dhe në mënyrë efektive sipas procedurave të përcaktuara. I gjithë ekipi profesionalisht po kryen detyrat, dhe mungesa ime e përkohshme nuk do të ndikojë në proceset dhe aktivitetet aktuale, as në sigurinë e qytetarëve. Menjëherë pas përfundimit të periudhës së rikuperimit, do të kthehem në kryerjen e rregullt të detyrave të mia në kapacitet të plotë”, ka shkruar Toshkovski.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More