Toyota dhe Lexus konfirmojnë modelin e ri V8 për makinat e tyre të ardhshme sportive

nga D. V.

Toyota dhe Lexus konfirmojnë motorin e ri V8 për modelet e tyre sportive

Toyota nuk është gati të heqë dorë nga benzina.

Marka që e bëri teknologjinë hibride të famshme, po kthehet sërish tek fuqia klasike e motorëve me pistona, duke konfirmuar zhvillimin e një motori të ri V8 që do të fuqizojë supermakinën e ardhshme Toyota GR GT3.

Një version i ngjashëm i këtij motori do të përdoret edhe në modelin sportiv të Lexus, duke lidhur dy prej projekteve më ambicioze të kompanisë japoneze.

Sipas Takashi Uehara, president i divizionit të motorëve në Toyota, V8 është zgjedhur për performancë maksimale.

Motori pritet të jetë një 4.0-litër twin-turbo me fuqi mbi 800 kuaj-fuqi, ndërsa versioni 2.0-litër turbo që do të përdoret në GR Celica do të arrijë deri në 400 kuaj-fuqi.

Edhe pse Toyota ka eksperiencë me elektrifikimin, Uehara ka theksuar se preferon motorët klasikë me transmetim manual për makinat sportive.

Megjithatë, GR GT3 do të ketë një transmision automatik dhe ndihmë hibride vetëkarikuese.

Ndërkohë, Lexus Sport Concept, që pritet të zëvendësojë modelin LC, do të përdorë një version më “të butë” të të njëjtit V8.

Toyota do ta prezantojë zyrtarisht GR GT3 supercar më 5 dhjetor, duke zbuluar edhe të gjitha detajet për motorin e ri V8 që pritet të rikthejë zhurmën dhe emocionin e vërtetë të motorëve sportivë. 

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More