Tragjedia në Itali me familjen shqiptare. Djali telefonoi urgjencën, por u ngatërrua adresa

Nga B.M
664 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Katër anëtarë të familjes shqiptare Kola humbën jetën në Itali nga helmimi me monoksid karboni në banesën e tyre në Toskanë. Tragjedia u zbulua pas një telefonate në numrin e emergjencës 112 nga djali 22-vjeçar i familjes, i cili raportoi se motra e tij 15-vjeçare ishte pa ndjenja.

Për shkak të një gabimi në adresë, ambulanca nuk arriti t’i gjente me kohë, dhe trupat u zbuluan rreth dy orë më vonë nga policia. Hetimet paraprake tregojnë se shkak ishte një rrjedhje monoksidi karboni nga kaldaja e re e shtëpisë.

Apartamenti është sekuestruar dhe autoritetet po hetojnë nëse rrjedhja u shkaktua nga probleme në instalim apo mirëmbajtje, si dhe kush e kishte instaluar kaldajën. Familja jetonte në Itali prej pesë vitesh dhe ishte zhvendosur në këtë banesë vetëm pesë muaj më parë.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër