Arsenali e siguroi titullin e Ligës Premier të martën në mbrëmje, pasi Manchester City nuk arriti ta mposhtte Bournemouthin, çka do të thotë se “Topçinjtë” nuk mund të kapen më para fundjavës së fundit të sezonit.
Fatkeqësisht për Arsenalin, ata nuk do ta ngrenë trofeun para tifozëve të tyre në “Emirates”, por kjo vështirë se do t’i shqetësojë, pasi i dhanë fund pritjes 22-vjeçare për titullin e kampionit në Ligën Premier.
Mikel Arteta është bërë vetëm njeriu i dytë që ka luajtur më parë në Ligën Premier dhe më pas e ka fituar këtë garë si trajner. Ndërkohë, lojtarë si Declan Rice, Gabriel Magalhaes dhe David Raya kanë qenë vendimtarë për ekipin e Londrës së Veriut në rrugëtimin drejt lavdisë.
Dy të rinj që janë aktivizuar për Arsenalin në garat e kupave vendore mund të mos e marrin domosdoshmërisht medaljen e kampionit, edhe nëse ekipi fiton Ligën Premier. Mbrojtësi Marli Salmon dhe portieri Tommy Setford kanë luajtur në FA Cup këtë sezon, por ende nuk kanë qenë pjesë e ndeshjeve në kampionat.
Sipas rregullave aktuale të Ligës Premier, klubi kampion është i detyruar t’u japë medalje çdo lojtari që ka zhvilluar pesë ose më shumë ndeshje në kampionat. Kjo do të thotë se të dy lojtarët e rinj mund të mbeten pa medalje.
Një tjetër talent i ri që ka marrë shumë vëmendje muajt e fundit është 16-vjeçari Max Dowman. “Perla” angleze madje shënoi golin e parë në Ligën Premier ndaj Evertonit, por ajo ishte vetëm paraqitja e tij e tretë në këtë kompeticion.
Dowman tani i ka arritur pesë paraqitje këtë sezon, që do të thotë se ai do të marrë medaljen kur Arsenalit t’i dorëzohen zyrtarisht të fundjavën.
Nga ana tjetër, lojtari më me përvojë në skuadrën e Artetës që mund të mos e marrë një medalje të detyrueshme është Kepa Arrizabalaga.

