Shkup, 4 janar – Pas festës së Vitit të Ri, sheshi i Shkupit këtë fundjavë ishte më i zbrazët. Përsëri ishin vizitorët e huaj që mbushën Çarshinë e Vjetër të Shkupit, duke i shpenzuar qindarkat e fundit në blerjen e suvenireve dhe bizhuterive, përpara se të kthehen drejt vendeve të tyre.
Një turiste nga Rumania e cila kërkonte të blejë punim artizanal në një artari të çarshisë, tha se vetëm për tre ditë ka shpenzuar mbi 1000 euro. Ndërsa një tjetër vizitor nga Malajzia, tha se e ka filluar ditën me blerjen e një suveniri që ka kushtuar rreth 60 euro.
“Jemi rrugës për në shtetin tonë, ndaluam këtu në Shkup, sepse dëgjuam se është një qytet i bukur i rindërtuar pas vitit 1960 dhe dëgjuam që është qytetit i statujave. Deshëm të vizitojmë po ashtu edhe çarshinë e vjetër dhe më pas do të shkojmë në Sofje dhe më pas do të shkojmë në shtëpi në Bukuresht. – A mund tu pyes sa para shpenzuat? – Më shumë se sa planifikuam. Mendoj se më shumë se 1000 euro, që nga 30 dhjetori”, tha një turiste.
“Çmimet janë shumë më të ulëta se në shtetin tim, vendi është shumë i qetë dhe moti është më e mirë, ndoshta sepse ne jemi mbi 700 metra të nivelit të detit dhe kemi një liqen të mirë. Zakonisht i pyes turistët se sa para kanë planifikuar të shpenzojnë në shtetin tonë, e ju? Sapo shpenzova rreth 60 euro për gruan time e ndoshta do të shpenzojmë edhe rreth 100 euro tjera”, u shpreh një turist.
Një shitës i një argjendarie të çarshisë, thotë me humor se do të donte që sa më shumë të kishte festa të tilla, pasi këtë fundvit ka pasur shumë turistë të huaj që kanë shpenzuar para.
“Po kishte turistë nga Kroacia, Serbisë, nga Polonia, dhe disa shtete tjera si ato të Turqisë që kishte shumë. Sot është mirë por i kishim turistët e fundit pasi shumica janë sllav dhe shkojnë për krishtlindjen e tyre, ju si shitës jeni të kënaqur. – po”, tha Shaip Rahman – Shitës.
Turistët e fundit që sot vëreheshin në çarshi të Shkupit ishin më shumë të vendeve të Ballkanit ndërsa këtë vit vëreheshin edhe vizitorë nga vendet e Evropës.
