“Levica” në krah të Maduros, kundër Tramp

Nga admin
538 e lexuar

Shkup, 4 janar – Partia parlamentare “E Majta” (Levica) ka dënuar ashpër ndërhyrjen e ushtrisë amerikane në Venezuelë, duke e cilësuar si shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare dhe duke shprehur mbështetje për presidentin venezuelas Nikolas Maduro.

Sipas Levicës, sulmi ndaj Venezuelës përbën agresion ndaj një shteti sovran, ndërsa arrestimi i pretenduar i Madurros krijon një precedent të rrezikshëm në marrëdhëniet ndërkombëtare. Partia kërkon ndërprerje të menjëhershme të veprimeve ushtarake dhe lirimin e presidentit venezuelas.

Njëkohësisht, Levica i bën thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut që ta dënojë këtë akt dhe të mbrojë parimet e sovranitetit shtetëror, demokracisë dhe respektimit të së drejtës ndërkombëtare.

Partia shpreh solidaritet me popullin e Venezuelës, duke theksuar se do të vazhdojë të kundërshtojë çdo formë të, siç e cilëson, ndërhyrjes imperialiste.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër