Adnan Azizi në Vrapçisht, VLEN intensifikon aktivitetet për kandidatin Zulhajrat Demiri

Nga B.M
898 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Vrapçisht, 5 janar – Shefi i shtabit të koalicionit VLEN, njëherësh deputet, Adnan Azizi, ka qëndruar edhe sonte në Vrapçisht së bashku me strukturat e koalicionit VLEN, në kuadër të aktiviteteve mbështetëse për kandidatin e pavarur për kryetar komune, Zulhajrat Demiri, raporton Zyrtare.

Gjatë takimit me aktivistët dhe përfaqësuesit lokalë, Azizi ka shprehur mbështetjen e plotë për kandidaturën e Demirit, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët në terren dhe mobilizimit të strukturave për procesin zgjedhor.

Përveç kandidatit, në këtë vizitë Adnan Azizi ka qenë i shoqëruar edhe nga Ejup Ademi, ndërsa takimi është vlerësuar si një mesazh uniteti dhe koordinimi brenda koalicionit VLEN në prag të zgjedhjeve atje.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër