U arrestua në Merdar me 1 milion euro, pezullohet nga detyra efektivi i Komisariatit 5 në Tiranë

Nga D. V.
455 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Punonjësi i Policisë i Komisariatit nr. 5 në Tiranë, Aurel Kaziu, i arrestuar në pikën kufitare të Merdares nga Policia e Kosovës, është pezulluar nga detyra nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit.

Një ditë më parë autoritetet e pikës kufitare të Merdares zbuluan se në automjetin më të cilin udhëtonte i riu ishin fshehur 1 milion euro.

A2 CNN raporton se Kaziu ishte larguar një ditë më parë në drejtim të Kosovës, pasi ka mbyllur shërbimin e natës dhe në vijim kishte dy ditë pushimi.

Kaziu nuk ka njoftuar drejtuesit e tij se do dilte jashtë kufirit.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër