U ekzekutua me breshëri plumbash së bashku me gruan, ky është Kreshnik Mujeci, i akuzuar për vrasje në 2016-ën

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Lezhë, 26 prill Zhurnal.mk – Burrë e grua u ezkekutuan me breshëri plumbash ditën e sotme në Balldren të Lezhës.

Ata ishin duke lëvizur me një makinë “Audi Q7”, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri plumbash duke i lënë të vdekur në vend.

Vizion Plus, ka siguruar foton e viktimës Kreshnik Mujeci, 39 vjeç. Ky i fundit është një emër i njohur për policinë.

Në vitin 2017, ai ishte arrestuar së bashku me vëllain e tij, Lin Mujeci, pasi dyshoheshin si autorë të vrasjes së shtetasit Genc Mhillaj, ngjarje e ndodhur në vitin 2016.

Aktualisht, grupi hetimor po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

artikuj të ndërlidhura