U shfaq në fotografi me Taynën, Dafina Zeqiri heq Presidenten Osmani nga lista e ndjekësve

Nga B.M
662 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Rrjetet sociale janë rikthyer në një debat të nxehtë pas një veprimi të papritur nga këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri.

Fansat kanë vënë re se ajo ka hequr Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, nga lista e personave që ndjek në Instagram.

Ky veprim vjen pak kohë pas një fotografie të publikuar nga reperja Tayna, ku ajo shfaqej pranë Presidentes Osmani, me mbishkrimin: “Presidentja e shtetit dhe presidentja e skenës në një foto”.

Tayna/Instagram

Postimi mori mijëra pëlqime dhe komentet ishin të shumta.

Fakti që Dafina nuk e ndjek më Presidenten ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, duke e cilësuar si një veprim të papritur dhe të pazakontë.

Marrëdhënia mes Dafina Zeqirit dhe Taynës ka qenë më herët e ngushtë, me bashkëpunime muzikore dhe mbështetje reciproke në publik.

Megjithatë, në vitet e fundit, fansat kanë vënë re një distancim gradual mes dy artisteve, ndërsa mungesa e ndërveprimeve dhe “unfollow”-t e ndërsjella kanë ushqyer spekulimet për një prishje të mundshme të miqësisë.

Çdo veprim i papritur i këtyre artisteve duket se rikthen gjithmonë interesin e medieve dhe publikut, duke ndezur debatin në rrjetet sociale.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër