U vra nga shoku i fëmijërisë, Joan Zuko dyshohet se u përfshi në sherr me autorin, 20 vjeçarit të Forcave të Armatosura i gjendet një thikë në dorë

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Korçë, 8 gusht Zhurnal.mk – Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur pasditen e kësaj të shtune qytetin e Korçës, ku një 20-vjeçar është vrarë me armë zjarri në lagjen nr. 14. Viktima është identifikuar si Joan Zuko, i cili sipas informacioneve paraprake rezulton të ishte pjesë e Forcave të Armatosura.

Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur nga vendi i ngjarjes, ku sipas raportimeve viktima dhe autori janë përfshirë në një konflikt para ngjarjes. Joan Zuko, madje ka pasur me vete edhe një thikë, e cila është gjetur në dorën e viktimës pas ngjares dhe është sekuestruar nga grupi hetimor si provë materiale.

Kujtojmë se policia e ka identifikuar autorin, i cili reziltoi të ishte me precedent penal, dhe është vënë në kërkim të tij, ku ka ngritur postblloqe për kapjen e tij, teksa grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon ende për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj.

Zuko dyshohet se është ndjekur nga autori përpara se të përfundonte brenda një pallati në zonën e lagjes nr. 14. 20-vjeçari, i cili mësohet se nuk ishte banor i kësaj lagjeje, dyshohet se ka tentuar t’i shpëtojë ndjekjes duke u futur në hyrjen e një apartamenti. Por përpjekja për t’u fshehur nuk ka mjaftuar.

Autori dyshohet se e ka ndjekur deri brenda pallatit, ku ka arritur ta gjejë dhe më pas e ka qëlluar me armë zjarri, dyshohet kallashnikov. Plumbat i kanë shkaktuar plagë të rënda 20-vjeçarit, duke i marrë jetën.

artikuj të ndërlidhura