Uji i pijshëm për 4 fshatra të Tearcës, Daut Memishi: Nisin përgatitjet për rezervuarë në Neproshten, Leshkë e Dobrosht dhe filtrin për Sllatinën dhe Leshkën

Nga R.ZH
A+ A-
Rivendos

Tearcë, 08 tetor, Zhurnal.mk – Kryetari i Komunës së Tearcës, Daut Memishi, ka njoftuar se kanë nisur përgatitjet për zgjidhjen e problemeve me furnizimin me ujë të pijshëm në disa fshatra të komunës. Sipas Memishit, aktualisht kanë filluar përgatitjet për dokumentacionin teknik për ndërtimin e rezervuarëve të ujit për Neproshtenin, Leshkën dhe Dobroshtin, si dhe për ndërtimin e një filtri për furnizim me ujë të pijshëm për Sllatinën dhe Leshkën.

“20 vite me agallarë, pashallarë e funksionarë, por askush nuk gjeti kohë të shihte nga afër se çfarë uji pinë banorët tanë!”, ka shkruar Memishi, duke kritikuar neglizhencën ndër vite ndaj këtij problemi.

Ai thekson se zgjidhjet do të përshtaten sipas nevojave dhe specifikave të secilit fshat.

“Ajo që për 20 vite u la pas dore, sot po bëhet prioritet. Sepse qytetarët nuk kanë nevojë për premtime e tituj, por për ujë të pastër, siguri dhe zgjidhje konkrete!”, shprehet Memishi.

Projektet synojnë përmirësimin e infrastrukturës së ujësjellësit dhe sigurimin e furnizimit më të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për banorët e këtyre vendbanimeve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër