Shkup, 19 Mars, Zhurnal.mk – Shkalla e vdekshmërisë së foshnjeve të lindura është zvogëluar dukshëm në Maqedoni të Veriut, thonë rezultatet e një raporti të ri të paraqitur sot në Shkup nga zyrtarët e vendit dhe përfaqësuesëve të organizatave ndërkombëtare.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, në një konferencë për shtyp tha se është shënuar përparim i dukshëm në këtë aspekt, meqë sipas të dhënave të raportit që ai i paraqiti me përfaqësuesit e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) e UNICEF, vdekshmërisë neonatale (lindjeve të reja) është ulur për 87 %, përkatësisht, nga 8,1 në 1,1 për 1000 lindje të gjalla.
Ndërkohë, sipas të dhënave të paraqitura nga Aliu, shkalla e vdekshmërisë së fëmijëve nën moshën pesëvjeçare është ulur për 75 %, nga 11,1 në 2,8 për 1000 lindje të gjalla.
Sipas ministrit zvogëlimi i numrit të këtyre vdekjeve është “fryt i reformave të vazhdueshme sistemore” në vend, por edhe rezultat i bashkëpunimit të institucioneve vendore me organizatat ndërkombëtare.
