Urdhri i kryeministrit Edi Rama/ Tre drejtorë në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë japin dorëheqjen, mes tyre kreu i Doganave

Nga Xh M
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 23 tetor Zhurnal.mk – Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Besmir Beja, ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Lajmi është mësuar nga gazetarja e Top News, Geriola Hate. Po ashtu dorëheqjen kanë dhënë edhe drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, dhe drejtor i Përgjithshëm i QKB-së, Etugert Llazi.

Ky vendim duket se vjen pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, i cili i kërkoi të enjten pasdite ministrave, dorëheqjen e drejtorëve të agjencive shtetërore në Tiranë edhe në rrethe në varësi të tyre.

Burime qeveritare i pohuan Top Channel se drejtorët që preken do të vijojnë të qëndrojnë në detyrë pasi faza e parë e këtij operacioni ka të bëjë vetëm me administrimin përmes një shkrese të dorëheqjen.

Në fazën e dytë do të vijohet me analizimin e perfomancës të çdo drejtori të dorëhequr. Qeveria deri më tani nuk ka bërë asnjë koment për këtë valë të kërkuar dorëheqjesh.

Por të njëjtat burime qeveritare pohuan për Top Channel se kjo lidhet me avancimin e idesë të kryeministrit për Meritokraci në administratë.

Kjo shihet si hapje rruge për Ministren e Administratës Publike Adea Pirdeni, e cila u votua dje në parlament si ministre dhe është betuar sot në Presidencë.

Janë më shumë se 130 drejtues agjencisë në nivel qendror dhe lokal që duhet të japin dorëheqjen e kërkuar.

Në fakt ky nuk është një rast i izoluar i ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama.

Të tilla dorëheqje janë kërkuar në 2021 dhe në 2023.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër