“Urime dhe atyre që të akuzuan se po mbron veten përmes partisë”/ Berisha njoftoi heqjen e non-gratës, zbardhen mesazhet në WhatsApp e grupit të PD. Ndoji ironizon Bardhin?

Nga D. V.
643 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Tiranë, 11 qershor, Zhurnal.mk – Pas më shumë se pesë vjetësh, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh sot se ai nuk ka më kufizim për të udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai shtoi se non grata nuk ka ekzistuar asnjëherë, por nuk u përgjigj nëse heqja e këtij sanksioni përfshinte edhe familjen.

Pas marrjes së lajmit, deputetët demokratë kanë nxituar të shprehin urimet e tyre edhe në whatsapp e grupit parlamentar të PD-së.

Megjithatë, deputeti Arjan Ndoji, teksa ka uruar Berishën, nuk ka harruar të kujtojë edhe qëndrimet e pak viteve më parë të disa prej deputetëve të cilët deklaronin se kreu i PD-së po e përdorte partinë për të mbrojtur veten.

“Urime Doktor. Për të gjithë ata që brenda forcës thanë që mbron veten nëpërmjet Partisë, i përshëndesim dhe i urojmë të mos nguten në jetë. Për të gjithë anëtarët e PD-së kjo është fitore dhe duhet kapitalizuar në proces pune të përditshme”, shkruan Ndoji.

Pas nisjes së Foltores së Rithemelimit nga ana e Berishës, më shumë se gjysma e grupit parlamentar fillimisht, me në krye Gazment Bardhin e akuzuan atë se po përdorte logon dhe siglën e PD-së për tu mbrojtur nga non grata.

Akuzat pushuan së ekzistuari vetëm kur Berisha mori në dorë edhe ligjërisht drejtimin e partisë dhe deputetët dikur mbështetës të Bashës, u shkrinë me grupin e kreut të PD-së.

Gjatë komunikimeve në whatsapp ka ndërhyrë edhe Tritan Shehu, i cili shkruan “e vërteta mund të vonojë, por vjen kur luftohet për atë. U luftua dhe u fitua”./Top Channel

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër