Shkup, 20 tetor, Zhurnal.mk – Me reformën në Ushtri zgjidhet përfundimisht statusi i ushtarëve profesionistë që kanë mbushur 45 vjet moshë dhe u mundësohet të mbeten në Ushtri si persona civilë me transformim të marrëdhënies së punës nga e caktuar në të pacaktuar, informoi ministri i Mbrojtjes Vlado Misajllovski, në konferencë të përbashkët për shtyp me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, gjeneral‑major Sashko Lafçiski dhe përfaqësues të shoqatave sindikale në mbrojtje.
Vendimin e sqaroi Misajllovski, është marrë sot në mbledhjen e Qeverisë, ndërsa zgjidhja është dakorduar dhe harmonizuar së bashku me Ushtrinë dhe ushtarët.
“Zgjidhja do të thotë se ushtarët më në fund me meritë do të mund të jenë të kënaqur dhe të sigurt edhe pas moshës 45 vjeç. Mbeten të gjitha opsionet – shpërblim, transfer në institucione, por me këtë reformë krijojmë mundësi që çdo ushtar të mund të mbetet si person civil në Ushtri”, deklaroi Misajllovski.
Kjo është zgjidhje krejtësisht e re dhe, siç theksoi Misajllovski, nuk është pjesë e Marrëveshjes Kolektive, për të cilën negociatat vazhdojnë.
Shefi Lafçiski theksoi se kjo është lajm i mrekullueshëm për ushtarët profesionistë, duke pasur parasysh se ky problem i nxehtë është zvarritur më shumë se 15 vjet.
“Detyrimi për sigurimin e garnizoneve dhe kazermave dhe pronës së Ushtrisë është i njësive, si detyrim shtesë tercial i atyre njësive. Me këtë zgjidhje të propozuar, sigurimi do të jetë detyrim i njësive në të cilat do të shpërndahen ushtarët profesionistë që mbushin 45 vjet”, deklaroi Lafçiski.
“Ju siguroj,” theksoi Lafçiski, “se nuk ekziston personel më i mirë se ushtarët profesionistë që do të vendosin ta transformojnë marrëdhënien e punës për kryerjen e këtij detyrimi.”
Të ardhurat mujore, përfshirë të gjitha shtesat në pagë, siç u theksua, do të mbeten të njëjta dhe do të shkojnë në pension sipas të njëjtave rregulla, në përputhje me Marrëveshjet Kolektive në Ushtri.
Vlerësimi është se nga viti i ardhshëm rreth 100 ushtarë do ta shfrytëzojnë këtë mundësi.
