Vasfije Krasniqi në marshin “Drejtësi, jo politikë”: Kjo liri nuk erdhi vetvetiu; ajo u fitua me gjak e sakrificë

Nga B.M
331 e lexuar
A+ A-
Rivendos

Me emocionin më të madh, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, Vasfije Krasniqi ka thënë se 17 shkurti përveç një feste që shënon përvjetorin e pavarësisë së Kosovës, një brengë ka, e që është gjykimi i ish-drejtuesve të UÇK-së që po mbahen në Hagë, raporton Ekonomia Online.

Para mijëra shqiptarëve nga të gjitha trojet shqiptare, ajo kërkoi atë që populli do, lirinë e Hashim Thacit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

“Sot, kjo ditë e shenjtë për popullin tonë, 18-vjetori i Pavarësisë, është ditë krenarie, por edhe një përkujtim për ata që u flijuan për lirinë tonë. Kjo liri nuk erdhi vetvetiu; ajo u fitua me gjak e sakrificë, një qëndresë që ka zgjatur me shekuj. Kam nderin të flas si e dërguara speciale e Presidentes për dhunën seksuale, që zëri i viktimave të dëgjohet anë e mbanë botës. Ne flasim për drejtësi, për krimet që i kreu Serbia në Kosovë. Ne jemi për t’i liruar ata nga Haga. Ajo që e bashkon popullin tonë është cenimi i lirisë dhe padrejtësia. Faleminderit të gjithëve ju që i shërbyet atdheut kur kishte nevojë. Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ata duhet të lirohen ata e mbrojten popullin vet si e gjithë Ushtria Clirimtare e Kosovës. Falëminderit të gjithëve, gëzuar pavarësia”, tha Krasniqi.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër