Vazhdon gjykimi për rastin “Onkologjia 2” me marrjen në pyetje të një dëshmitari nga FSSH

Nga admin
234 e lexuar

Shkup, 23 janar – Në Gjykatën Themelore Penale – Shkup, sot vazhdon gjykimi për rastin “Onkologjia 2”, ku për furnizim të paligjshëm të barnave, fshehjes përmes tenderëve fiktivë dhe përvetësimit të një pjese të terapisë, akuzohen ish-drejtori i Klinikës për radioterapi dhe onkologji, Nino Vasev dhe drejtori ekonomik i Klinikës, Nehad Nuhiu.

Seanca gjyqësore vazhdon me marrjen në pyetje të një dëshmitari të propozuar nga prokuroria i cili ka qenë ish drejtues financiar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore (FSSH), pasi në seancën e mëparshme seanca u ndërpre për shkak të detyrimeve private të njërit prej anëtarëve të Këshillit gjyqësor.

Në seancën e kaluar, gjatë marrjes në pyetje, dëshmitari iu përgjigj pyetjeve të avokatit mbrojtës të të akuzuarit të parë Vasev, avokatit Deljo Kadiev në lidhje me buxhetin e terapisë, prokurimin publik dhe procedurat për marrjen e pëlqimit nga Fondi dhe Ministria e Shëndetësisë.

Udhëheqësi financiar në FSSH dëshmoi se gjatë takimeve me dy drejtorët, tani të akuzuar, nevoja për fonde shtesë u theksua vazhdimisht për shkak të numrit në rritje të pacientëve që merrnin terapi që nuk ka qenë në listën pozitive. Lidhur me rritjen e borxheve të Klinikës, dëshmitari theksoi se një rritje e konsiderueshme u regjistrua në fund të vitit 2021…

Gjykimi për rastin “Onkologjia 2” në Gjykatën Themelore Publike Shkup ka filluar nga fillimi nëntorin e vitit të kaluar për shkak të ndërrimit të një anëtari të trupit gjykues. Të akuzuar janë ish drejtori mjekësor i Klinikës për radioterapi dhe onkologji, Nino Vasev dhe drejtori ekonomik Nehat Nuhiu.

Sipas aktakuzës, ata kanë furnizuar ilaçe në mënyrë të paligjshme nga viti 2018 deri në vitin 2022 i kanë fshehur ato përmes tenderëve fiktivë dhe kanë përvetësuar një pjesë të terapisë, duke dëmtuar kështu buxhetin e shtetit me gati 36 milionë euro. Dy të pandehurit mohojnë fajësinë, duke pretenduar se aktakuza është e pabazuar dhe e sajuar politikisht.

Përveç “Onkologjisë 2”, kundër Vasevit dhe dy mjekëve të tjerë është duke u zhvilluar një proces tjetër – “Onkologjia 1”, për trajtim joadekuat të pacientëve.

artikuj të ndërlidhura

Kjo faqe interneti përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni dakord me këtë, por mund të çregjistroheni nëse dëshironi. Pranoj Lexo më tepër